Greqia rrezikon të dalë nga Europa dhe nuk bëhet fjalë nga zona euro, por për Greqinë e futbollit. FIFA e Blatter dhe UEFA e Platinisë, janë dy organizmat ndërkombëtarë që janë irrituar me ligjin e ri të qeverisë Syriza, i cili do të hidhet në votim mes 4 dhe 5 Majit, kundër dhunës në stadiume.

Në ligjin e ri i jepet pushtetit ekzekutiv grek, tagri për të gjobitur deri në 17 milionë Euro klubet për dhunën në stadiume, duke i marrë në këtë mënyrë këtë pushtet dy organizmave maksimale të futbollit. FIFA dhe UEFA i janë drejtuar Parlamentit grek me një letër ku shkruhet se “Nëse kjo norme do të aprovohet nuk do të kemi asnjë zgjedhje tjetër përcse të përjashtojmë Federatën Greke të Futbollit”.

E thënë më thjeshtë, nëse dicka e tillë ndodh, as Kombëtarja greke dhe asnjë klub nuk mund të marrë pjesë në Kompeticionet Ndërkombëtare.

Futbolli grek po jeton një periudhë të vështirë për shkak të dhunës mes ultrave, dhe kampionati këtë vit është pezulluar tre herë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: