Organizmi qeverisës futbollistik FIFA ka forcuar sanksionet kundër racizmit dhe sjelljeve diskriminuese.

Penalizimit që do të hyjnë në fuqi duke filluar nga 15 korriku parashikon një pezullim të pjesshëm të fansave të klubit dhe një gjobë prej 20 000 frangash zvicerane si sanksion të parë në rast të sjelljeve diskriminuese nga ana e fansave.

Nëse këto sjellje përsëriten penalizmi përkon me zbritje të pikëve ose përjashtim nga gara.

“Një ndalim prej të paktën 10 ndeshjesh do të vendoset kundër çdo personi që ofendon dinjitetin apo integritetin e një vendi, një personi apo grup personash nëpërmjet përbuzjeve, diskriminimeve apo fjalëve dhe veprimeve fyese për shkak të racës, ngjyrës së lëkurës, etnisë, origjinave kombëtare apo sociale, gjinisë, paaftësisë, drejtimeve seksuale, gjuhës, besimit, opinioneve politike, shëndetit, lindjes ose çdo status dhe arsye tjetër…”, thuhet në kodin e ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb