Botërori i Katarit nuk do të mbahet mend vetëm për natyrën e jashtëzakonshme të organizimit në mes të sezonit futbollistik, por do të jetë edhe edicioni më i pasur në historinë e këtij kompeticioni madhor të kombëtareve.

FIFA do të shpërndajë gjithsej 440 milionë dollarë federatave pjesëmarrëse, sipas kritereve të sakta. Një shumë 20% më e lartë se ajo e vendosur për “Rusia 2018”. Kombëtarja që do të fitojë përfundimisht Kupën e Botës në Katar do të arkëtojë 42 milionë dollarë.

Kushdo që del në 1/16 do të marrë 13 milionë, 17 për çerekfinalistët, 25 milionë për vendin e katërt, 27 për vendin e tretë, ndërsa i dyti do të fitojë 30 milionë dollarë. Secilit ekip pjesëmarrës do t’i jepet 1.5 milionë dollarë kompensim për kostot e përgatitjes.

Në Kupën e Botës do të merren edhe çmime të tjera, si “Këpuca e Artë”, “Topi i Artë”, “Doreza e Artë”, lojtari i ri më i mirë dhe skuadra ‘All-Star’.

Jo vetëm kaq: FIFA ka siguruar edhe 209 milionë dollarë për klubet që kanë lojtarët e tyre në kombëtaret përkatëse. Çdo ditë qëndrimi në turne do të kompensohet me 10 mijë dollarë. Për shembull, nga klubet italiane janë 70 lojtarë në garë, më saktësisht 67 në Serie A dhe 3 në Serie B.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb