Në akademinë e Barcelonës bën pjesë edhe një futbollist shqiptar.

Ai quhet Labinot Kabashi dhe ka nisur të stërvitet në La Massia që nga viti 2011, por për shkak të ndërhyrjes së FIFA-s që i konsideroi të paligjshme kontrata me futbollistët minorenë, 13-vjecari për një periudhë të caktuar nuk mund të luante në ndeshjet zyrtare për Kadetet A.

Pas shumë peripecish, klubi blaugrana dhe prindërit e Labinot Kabashit arritën ta përpilonin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që FIFA ta konsiderojë të rregullt kontratën mes palëve.

Djaloshi me orgjinë shqiptare, i cili vlerësohet si një nga talentet e mëdha që po rriten në La Massia, tashmë mund të luajë rregullisht me ekipin e tij.

Në një të ardhme jo shumë të largët Labinoti mund të etiketohet Iniesta i ri, pasi zotëron të gjithë talentin për t’u shndërruar në një futbollist i madh.

(SuperSport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: