Ndryshe nga UEFA që është e shqetësuar për kalendarët dhe me një presion të moderuar ndaj Ligave dhe Federatave kërkon mbylljen e sezonit, në FIFA duken më koherentë me situatën alarmante që shoqëron pandeminë e Covid-19. Me anë të presidentit Gianni Infantino, qeveria botërore e futbollit nuk vendos limite.

1585894987271
1585894987271

“Në këtë moment futbolli nuk është prioritet. Nuk duhët të vendosim askënd në presion. Derisa të ketë rrezik nuk duhet të luajmë. Nëse duhet të presim do ta bëjmë”, ka thënë Infantino, që më pas prek edhe situatën e vështirë sanitare në të gjithë botën. “Ka njerëz që vuajnë dhe njërëz që vdesin. Po ashtu, shohim që shumë të tjerë nuk e kanë kuptuar mirë situatën. Heronjtë e vërtetë janë mjekët. Kjo është si luftë”, ka vijuar presidenti i FIFA-s. Infantino kthehet sërish të flasë për futbollin, duke forcuar linjën e institucionit që drejton.

4318 2879 2.44700294
4318 2879 2.44700294

“Duam të kthehemi të luajmë, por tani prioritet është shëndeti. Në historinë tonë si të apasionuar, për herë të parë futbolli nuk është prioritet. E triushtueshme, por e vërtetë. Kalendari? Pyetje e bukur. Nuk mund të vemë në rrezik jetën e njerëzve për një ndeshje futbolli. Do të luajmë kur të mundemi, ndoshta në korrik, ndoshta në gusht”, është shprehur Infantino.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb