Kupa e Botës 2010 nuk duhej të luhej në Afrikën e Jugut. Lajmi i bujshëm është zbuluar ditët e fundit dhe e njollos edhe më shumë FIFA-n, që sipas ish-anëtarit të komitetit ekzekutiv të FIFA-s, Ismail Bhamje, ka manipuluar votimet për përzgjedhjen e vendit organizator. Skandali bëhet publik nga e përditshmja britanike “Sunday Times”, që ka regjistruar fshehurazi Ismail Bhamje, i cili zbulon historinë e bujshme. Sipas Bhamje, Kupa e Botës duhej të zhvillohej në Marok, që kishte fituar me dy vota më shumë, ndërkohë që ka pasur ryshfete të ofruara nga të dyja vendet në garë për zhvillimin e Botërorit. Sipas “Sunday Times”, videot e regjistruara janë të para disa viteve dhe i janë dërguar me kohë FIFA-s për hetim, por nuk u mor asnjë masë. Bhamje, nga Botsavana, zbulon në video se si e mori vesh që Maroku ishte fituesi real: “Pas votimit fola me të gjithë kolegët dhe në fund bëmë llogaritë, Maroku fitonte me dy vota më shumë. Është një sekret që nuk duhet ta marrë vesh askush”. Sipas Bhamje, Maroku i kishte paguar edhe 1 milion dollarë ryshfet presidentit të zonës CONCACAF, Xhek Uorner.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: