FIFA ka mbyllur zyrtarisht sondazhin për golin më të bukur të Botërorit. Në këtë votim morën pjesë mbi 3 milionë vizitorë të faqes “fifa.com” të cilët zgjodhën si golin më të bukur, atë të Pavard kundër Argjentinës. Ndërkohë që në vendin e dytë ka përfunduar goli i Huna Kuinteros nga goditja e dënimit i shënuar në fazën e grupeve.

Në vendin e tretë u rendit goli i Luka Modriç edhe ky i shënuar në fazën e grupeve në ndeshjen e Kroacisë përballë Argjentinës. Kështu Pavard bëhet lojtari i parë europian që nga krijimi i këtij çmimi në vitin 2006. Më para e kishin fituar Hames Rodrigez në vitin 2014, Diego Forlan në 2010 dhe Maksi Lopez në 2006.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/fifa-mbyll-zyrtarisht-votimin-ja-ke-zgjedhin-fansat-si-golin-me-te-bukur-te-boterorit/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb