Nuk ka qetësi në FIFA. Qeveria botërore e futbollit e tronditur vitet e fundit nga shumë skandale ka marrë një tjetër goditje të rëndë. Presidenti Gianni Infantino akuzohet për “shpërdorim të autoritetit”, “nxjerrje të sekretit profesional” dhe “pengim të hetimit”. Procedimi penal është firmosur nga Prokurori i Jashtëzakonshëm Federal në Zvicër, Stefan Keller. Bashkë me numrin një të FIFA-s është nën hetim edhe prokurori i parë i kantonit Valais, Rinaldo Arnold. Zyrtarizimi i akuzës në dëm të Infantinos vjen menjëherë pas dorëheqjes së Michael Lauber, Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës, në qendër të akuzave për mënyrën se si hetoi skandalin e madh “FIFA gate”.

5,c=0,h=720.bild
5,c=0,h=720.bild

Ky i fundit dhe Infantino janë takuar disa herë në mënyrë sekrete gjatë periudhës së hetimeve, duke ngritur dyshime mbi integritetin e tyre.. Si president i FIFA-s, qëllimi im që nga dita e parë ishte dhe mbetet të ndihmoj autoritetet për të hetuar veprat penale të kaluara në FIFA”, ka thënë Infantino në reagimin e tij. Por procedimi penal i hapur për të i ka dhënë zë kundërshtarëve më të mëdhenj, të cilët kërkojnë largimin e tij nga posti më i lartë drejtues i futbollit botëror.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb