FIFA shpërndau çmimet më të mira për vitin e kaluar, ku në garë ishin shumë protagonistë të futbollit. Lewandowski është shpallur më i miri i vitit 2021, duke lënë pas Messin dhe Salah. Erik Lamela fiton çmimin “Puskas” për golin më të bukur. Lojtari i Tottenham e mori këtë çmim për golin me finte kundër Arsenalit.

Eduard Mendy është shpallur “Portieri i Vitit”. Gardiani i Chelsea mundi në këtë garë Donnarumman dhe Neuer. Sezonin e kaluar ai fitoi Champions-in me Chelsea. Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel është shpallur “Trajneri i Vitit”. Gjermani mundi në këtë garë Roberto Mancinin dhe Pep Guardiolan.

Ndërkohë, është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit, ku binin në sy katër sulmues, si rrallëherë. Ronaldo, Haaland, Messi dhe Lewandowski kanë “prishur” skemën, por e pamundur t’i ndaje.

Formacioni Me I Mire

Stafi i Danimarkës mori çmimin “Fair Play”, për shkak se vepruan në kohën e duhur duke i shpëtuar jetën mesfushorit Christian Eriksen. Ndërhyrja e tyre në Europian evitoi tragjedinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb