FIFA po shqyrton mundësinë një ndryshimi të madh në futboll që me shumë gjasa do të prishë balancat në këtë sport. Raportimet nga Franca thonë se organi më i madh drejtues i futbollit në botë ka në axhendën tij opsionin e heqjes së merkatos së futbollistëve, që mbahet në se sesione, në janar dhe në verë, ekzaktësisht me ndryshimet e fundit në muajt korrik dhe gusht.

“France Football” shkruan se FIFA është duke studiuar prej muajsh këtë opsion e cila mund të bëhet efektive në Komitetin Ekzekutiv, mbledhja e të cilit do të mbahet në tetorin e ardhshëm.

FIFA pretendon se ky kushtëzim do të ishte në të njëjtën linjë me parimet e saj e cila kërkon t’u japë mundësi lojtarë të rinj, që nuk mund të llogarisin minuta aktivizim me klubet e tyre të origjinës. Në këtë mënyrë, sipas mendimit të FIFA-s, merkatoja në futboll është kthyer në një operacion spekulativ.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb