Gjermania u eliminua nga Kupa e Botës në Katar pasi Japonia mundi Spanjën 2-1 me një gol të diskutueshëm. Të premten, FIFA dha shpjegime në lidhje me ndërhyrjen e VAR-it dhe pse u anulua goli i Tanakës në minutën e 51-të.

Goli i fitores i japonezëve u shoqërua nga polemika, pas një kontrolli të gjatë me  VAR për të përcaktuar nëse topi kishte dalë apo jo jashtë vijave kufizuese.

Përsëritjet fillestare tregonin se topi kishte kaluar vijën e fundit, por një kënd i ri tregoi se sfera nuk e kishte kaluar plotësisht vijën.

“Goli i dytë i Japonisë në fitoren 2-1 kundër Spanjës u kontrollua nga VAR për të përcaktuar nëse topi doli jashtë fushe apo jo. Është e mundur që kamerat e tjera të japin imazhe mashtruese, por bazuar në provat e disponueshme, mund të tregohet se topi nuk ka dalë plotësisht jashtë loje”, thuhet në një deklaratë të FIFA-s.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: