FIFA organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve “The Best” për të shtatin edicion radhazi.

Për zgjedhjen e lojtarit më të mirë të vitit, çmim që e fitoi Leo Mesi, morën pjesë të gjithë kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve.

Trajneri Silvinjo ka zgjedhur që në vend të parë të vendosë Leo Mesin dhe pas tij Benzemanë e Nejmarin. Sa i përket kapitenit Etrit Berisha, ai gjithashtu vendosi në vend të parë Leo Mesin, ndërsa pas tij Erling Haland dhe Kilië Mbapenë.

Edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, së bashku me trajnerin Alan Zhires, kanë zgjedhur Leo Mesin të parin. Mbrojtësi i Napolit vendosi në vend të dytë Mbapenë dhe Vinicius, ndërsa trajneri francez vendosi dy bashkëkombësit e tij, Benzema dhe Mbape.

VOTAT:

SILVINJO: 1. Leo Mesi, 2. Karim Benzema, 3. Nejmar

ETRIT BERISHA: 1. Leo Mesi, 2. Erling Haland, 3. Kilië Mbape

ALAN ZHIRES: 1. Leo Mesi, 2. Karim Benzema, 3. Kilië Mbape

AMIR RRAHMANI: 1. Leo Mesi, 2. Kilië Mbape, 3. Vinicius

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb