Probleme me regjistrimin e pagesave, detyrime të prapambetura dhe një mal me gjyqe në zyrat e qeverisë së futbollit botëror në Zyrih. Dhe FIFA ka zbritur vetë në fushë, në një nga më problematiket që ajo ka nën vëzhgim: Kategorinë Superiore!

Flamurtari dhe Luftëtari kanë provuar dorën e rëndë të FIFA-s, që u ka bllokuar merkaton. Lajmin e konfirmon “Panorama Sport”, e cila zbulon se vlonjatët janë ndëshkuar për tre sesionet e radhës të merkatos për shkak të mosregjistrimit të lojtarëve, ndërsa bluzinjtë këtë janar nuk mund të bëjnë asnjë transferim për shkak të çështjeve të hapura gjyqësore.

Praktikisht vuloset fati i dy klubeve, të përfshira në luftën për mbijetesë dhe që marrin goditjen e fundit përpara rifillimit të kampionatit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb