TIRANE

Fill pas spektaklit mbrëmjen e kaluar, kanë nisur sërish bisedat e gjata dhe rrëfimet mes banorëve. Fifi i ka treguar Donaldit dhe Semit, në praninë e Granitit se lidhja e saj e fundit e ka dëmtuar psikologjikisht.

Ajo ka treguar se ish- i dashuri i kërkonte pasword-in e ‘facebook’, i kërkonte të linte muzikën e madje nëna e tij nuk e donte pasi ishte vajzë nga fshati.

“Kam pirë diazepan dhe qetësues të shumtë”, ka pohuar Fifi në tregim e sipër. Ajo ka shtuar se e ka dashur shumë. Mes tregimit Fifi ka zbuluar dhe problemet e shumta dhe borxhet që i është dashur të marrë në fillimet e saj në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb