Këngëtarja e dashur për publikun, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, është shtruar në spital, pasi nuk ndihet mirë nga ana shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, ku ka publikuar foto nga salla e spitalit dhe shihet teksa trajtohet me oksigjenoterapi. Këngëtarja nuk ka treguar se nga çfarë vuan.

“Kam nevojë të më kthehet zëri im, kam nevojë të frymoj”, ka shkruar Fifi në InstaStory.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova përndryshe ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Ndër projektet e saj muzikore më të fundit aktualisht mbeten bashkëpunimi me Brunon, “Fiksim”, dhe solo-kënga “Maniak i dhimbjes”.

Megjithatë, ajo nuk ka munguar nëpër koncerte, duke qenë aktive në mbrëmje muzikore të ndryshme gjatë netëve verore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: