TIRANE -Fifi dhe Ronela Hajati përveçse si kolege, kanë dhe një miqësi shumë të ngushtë me njëra-tjetrën. Pavarësisht se tani ato kanë një marrëdhënie mjaft të mirë, duket se gjërat nuk kanë qenë kështu në fillim. Këtë gjë e ka treguar Fifi në një rrëfim për “Prive”.

Ajo ka qenë personazhi i radhës që ka zbuluar 10 gjëra që publiku nuk i dinte për të. Ndër to këngëtarja ka treguar se si nisi miqësia me Ronela Hajtin. Ajo ka thënë se kur nuk e njihte Ronelën si njeri e urrente dhe madje nuk donte ta shihte me sy apo t’i dëgjonte emrin.

“Ronela Hajatin nuk doja ta shikoja me sy, nuk doja as të flisja për të. Kur i shihja fytyrën më dukej sikur kishte energji negative, por ajo është e mrekullueshme, betohem. Kurrë në jetën time nuk ma merrte mendja se një ditë do bëhesha shoqe e ngushtë me të”, – ka thënë Fifi.

Më tej këngëtarja ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë, duke shtuar se askush nuk duhet gjykuar nga pamja e jashtme, sepse nuk i dihet kush është njeri i mirë e kush i keq.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb