TIRANE- Futbolli i Serbisë është në kaos dhe kete e vërteton edhe vendimi i fundit i ‘Unioni Botëror i Futbollit’, FifPro.
Këta të fundit kanë urdhëruar lojtarët që të mos transferohen tek ndonjë skuadër serbe, duke i dhënë kështu një goditje sportit të këtij vendi, shkruan gazeta Express.
Tetë nga 16 skuadra serbe që luajnë në ligën e parë, i kanë të bllokuara kontot e tyre bankare, që do të thotë se lojtarët dhe stafi ende nuk kanë marrë rrogat e tyre.
“Ne e urrejmë të bëjmë një gjë të tillë, por duhet t’i mbrojmë futbollistet. Ata nuk kanë marrë rrogat e tyre për muaj të tërë”, tha sekretari i pergjithshem i FifPro, The van Seggelen.
(ma.ar/BalkanWeb)