Neymar është gjithmonë në qendër të thashethemeve në lidhje me të ardhmen e tij.  Tani është ish-mesfushori i Real Madridit, Luis Figo, ai që ka thënë se braziliani nuk mund të mbahet pa dëshirën e tij.

“Nëse një lojtar nuk dëshiron të qëndrojë në një ekip, unë nuk mendoj se asnjë klub mund ta mbajë atë kundër vullnetit të tij, por unë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Figo për Goal.com.

“Nën rrethana normale, unë do të thosha se ai mund të bëhet më i miri në botë, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Por kjo gjithashtu varet nga trofetë që ai mund të fitojë me klubin e tij, si Ligën e Kampionëve. Nëse flasim vetëm për cilësinë e tij individuale, ai është një lojtar i mrekullueshëm, por nuk e di nëse do të qëndrojë në PSG apo jo”.

Gjithashtu i pyetur se a mundet Neymar të kalojë te  Real Madrid Figo është përgjigjur se kjo varet nga palët e përfshira dhe nga ajo që lejon tregu i transferimeve.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb