Me motive nga vallet shqiptare dhe një ndikim të kulturës sufi përfshirë dervishët fluturues, danci “Fijet e ndërlikuara të njerëzimit” erdhi të hënën në mbrëmje në skenë e Teatrit të Operas. Premiera, mban koreografinë e Erion Krujës, një artist shqiptar me karrierë të suksesshme ndërkombëtare, që rivjen pas 21 vitesh në vendi ku nisi udha e tij artistike për të treguar si e sheh botën dhe si e ndjen atë.
“Është mënyra se si unë e shoh botën, nuk e gjykoj atë, kështu ka qenë dhe është. Unë vetëm tregoj se si e shoh dhe se si e ndjej atë” tha koreografi Kruja.
Me duart në një gjysmë lutje, dhimbja e një pjese të botës, alternohet me sallonet ku mondane, ku njëherësh trokiten gotat dhe kërcehet Charleston, jo si dukuri cinike, por si dy realitete të njëkohshme, që pothuaj e përjashtojnë njëri-tjetrin. Mesazhet kundër luftës janë aty, përmes zërave tanë të ngjirur dhe poezive bazike.
“Elementi i duarve është tre herë në shfaqje dhe më shumë se sa sufi ka të bëjë me vallen shqiptare. Janë elemente të saj që unë i ndjej dhe i kam bartur me vete. E shoh atë që ndodh përreth dhe krijoj. Ka njerëz që vuajnë në një anë, ka të tjerë që kërcejnë dhe pinë shampanjë ”, tha Kruja.
Vepra eksperimenton në formë e përmbajtje duke ju drejtuar botës sot, nga skena modeste e Tiranës përmes një linje muzikore që të përfshin.