Prej ditësh në vendin tonë vijon operacioni “Fijet” për zbulimin dhe heqjen e kamerave të vendosura nga grupet kriminale në rrugë në mënyrë që të monitoroheshin lëvizjet e forcave policore.

Operacioni është shtrirë thuajse në të gjitha qytetet e vendit dhe deri tani janë çmontuar 185 kamera dhe janë vënë nën hetim dhjetëra persona.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar se kamerat e kapura nuk janë të vetmet dhe se nga burime nga bota e krimit ka mësuar se ka edhe kamera më të sofistikuara të cilat funksionojnë me wireless dhe nuk mund të kapen dot.

“Kriminelët më kanë treguar kamera të sofistikuara që ekzistojnë të fshehura, në gjethet e pemëve, dhe janë me wireless, nuk kapen dot”, ka deklaruar ai në “Top Story”.

Karamuço shtoi gjithashtu se kamerat e përdorura janë përdorur për të organizuar atentate dhe se materialet e filmuara prej tyre shkojnë edhe në Dubai.

“Operacioni që po bëhet po bëhet për individ privat, që kanë një të shkuar kriminale, kanë përdorur jo vetëm për t’u mbrojtur, por edhe për të vëzhguar, ose për të bërë atentate, janë ngritur i kanë thënë e ke këtu, edhe kanë thënë që e kam (ditur se ku është) sepse e kam me kamer, ka një proces të madh zhvillimi, i kanë në celular, dikush e ka në Dubai, dikush e ka në Vlorë, në Durrës. Ia arritëm të kemi një operacion, por është bërë gabim, duhej të ishte i njëkohshëm në gjithë territorin sepse duke fituar kohë ata i kanë çmontuar, duhet t’i gjenin në fshehtësi, kush është serveri, pronari. Ka me mijëra dronë nën përdorimin privat, që i ngrenë, ne kishim rusët që filmonim repartin Renea, është një sfidë për policinë”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb