Katër anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive do i drejtohen me një letër Komisionit të Medias në Kuvend për shkarkimin e kreut të Institucionit, Gentian Sala. Vendimi është marrë sot në një mbledhje të bordit të AMA-s, mbledhje e cila është shoqëruar me debate me anëtarëve të bordit dhe kryetarit Gentian Sala.

Propozimi për shkarkimin e kreut të AMA-s, është firmosur nga anëtarët Sami Neza, Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj, bazuar  në nenin 12 të Ligjit për Transmetimet Audiovizive. “Kjo kërkesë vjen pas vendimit të AMA-s dhe kryetarit Salaj, për të mbyllur transmetimet analoge në datën 10 Shtator, pa njoftuar dhe mbledhur  paraprakisht Bordin vendimarrës të institucionit. Anëtarët Nezaj, Musta, Gjekmarkaj dhe Bregu, konstatuan përgjegjësinë direkte individuale të Kryetarit të AMA për situatën e rëndë të krijuar me mbylljen e transmetive analoge, duke shkaktuar pakënaqësi të ligjshme tek qytetarët. “ – thuhet në njoftimin shpërndarë mediave, ku ndër të tjera theksohet se vendimi i mbylljes së menjëhershme të sinjalit televiziv analog shkaktoi shkelje masive të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim.

Fikja e transmetimeve analoge në dy qarqet më të mëdha të vendit Tiranë e Durrës, duket se i gjeti të papërgatitur qytetarët, ndryshe nga disa qytete të tjera të vendit si Korca, Fieri apo Berati, kjo për shkak të platformave kabllore me të cilat janë pajisur qytetarët. Pas ankesave të shumta, AMA vendosi një ditë më parë të shtyjë me 4 muaj fikjen e transmetimeve analoge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb