Te Liverpool po punojnë shumë për merkaton. Pasi afruan DarWin Nunez, të kuqtë janë fokusuar në një tjetër objektiv.Bëhet fjalë për Jude Bellingham. Siç raporton The Sun, talenti 18 vjeçar i mesfushës së Dortmund është në krye të listës së dëshirave të trajnerit të The Reds, Jurgen Klopp.

Në Anfield janë optimistë për një marrëveshje të mundshme,  pasi pretendenti tjetër Manchester City është pranë firmës me Philips, çka mund të bëjë që Bellingham të zgjedhë Liverpool.

“Timonieri” Jurgen Klopp ka besim të verbër te lojtari i Dortmund dhe beson shumë te talenti i tij. Ai ka kohë që e vëzhgon dhe duket se ka ardhur momenti i duhur për transferimin.

Edhe pse shumë i ri, Bellingham përballoi me sukses mbi 30 ndeshje në Bundesligë në sezonin e kaluar.

Yyyyyyyy
Yyyyyyyy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb