TIRANE- Me rastin e festave të nëntorit Bashkia e Tiranës nën kujdesin e kryebashkiakut Lulzim Basha organizoi koncertin “Liria është frymëzimi ynë”, me vepra nga artistë dhe kompozitor më në zë shqiptarë.

Filarmonia e Tiranës nën dirigjimin e Petrika Afezollit interpretoi vepra nga kompozitorët më të mirë shqiptarë, si Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro, Avni Mula, Hajg Zacharian, etj.

Në koncert kënduan solistë të njohur shqiptarë por dhe të ardhur nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia si Rame Lahaj, Eva Golemi, Maria Prifti, Gjylie Pelingu, Sanije Matoshi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: