Nga: ZONJA VJOLLCA*
FILETO DERRI ME SALCE BALSAMIKE
700 gr fileto derri
2 lugë gjelle uthull balsamike
1 degë rozmarinë
1 lugë gjelle miell
100 gr rukola
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Mishin fillimisht e marinojmë me kripë, piper të zi dhe rozmarinë. E mbulojmë me qese celefon dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë. Pasi e nxjerrim mishin nga frigoriferi e presim në feta të trasha (1.5-2 cm). E pudrosim mishin me miell dhe e vendosim në një tigan me vaj të nxehtë duke e skuqur nga të dyja anët derisa të marrë një ngjyrë të kaftë. Shtojmë pak ujë, vendosim kapakun dhe e lëmë të gatuhet për 5-10 minuta. Largojmë mishin nga tigani dhe në po të nëjtën yndyrë shtojmë uthullën balsamike dhe 2 lugë vaj ulliri. E trazojmë mirë duke krijuar një salcë të plotë. E servirim gatimin duke shtruar në pjatë fillimisht gjethet e rukolas, më pas filetot e mishit të sperkatura me salcën balsamike.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)