Nga: ZONJA VJOLLCA*

FILETO GICI ME AGRUME

800 gr fileto gici
100 gr pançetë
1-2 kokrra limon
1-2 kokrra portokalle
100 ml brandy
Vaj ulliri
Rozmarinë
Kripë

Presim mishin në feta por jo të shkojë thika deri në fund. Në çdo prerje vendosim një copë pançetë dhe dy feta limon dhe portokall. E fiksojmë horizontalisht me nga dy shkopinj që përdorim për shishqebap. E vendosim mishin në një tigan me vaj dhe e skuqim nga të gjitha anët. Më pas e shuajmë me brandy dhe e lemë mishin të gatuhet mbuluar me kapak për 40 minuta. I shtojmë dhe pak ujë dhe më pas e servirim në feta duke vendosur dhe një degë rozmarinë.

(ma.ar/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: