Recete nga znj Eneida
Përbërësit
500 gr fileto mishi
1 finok
1 tufë kopër
1 tufë qepë të njoma
1 tufë sallatë jeshile
1 gotë verë
60 gr djathë gorgonzola
150 ml pana
Kripë
Vaj ulliri
Piper i zi

Përgatitja
Në një tigan të thellë skuqim mishin e prerë në feta. Sapo të marrë ngjyrë, shtojmë finokun e prerë në feta. E shuajmë me verë dhe e lëmë të gatuhet. Më pas shtojmë qepët e prera në feta si dhe sallatën jeshile. I lëmë të zbuten dhe shtojmë koprën, panën, kripën dhe djathin gorgonxola. I gatuajmë pak akoma dhe i servirim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: