Nga: ZONJA VJOLLCA*
700 gr fileto peshku
1 thelpi hudhër
1 kokërr portokall
350 gr domate qershi
1 tufë qepë të njoma
1 lgj kaperi
3 lgj ullinj jeshil
1 lgj uthull balsamike
3 lgj vaj ulliri
Borzilok
Kripë
Piper i zi

Fillimisht qërojmë hudhrën dhe lyejmë fundin e tavës me të për ti dhënë gatimit aromë. Vendosim në një tas ullinjtë dhe qepët e njoma të prera në unaza, domatet qershi të prera në gjysëm, portokallin e prerë në feta dhe kaperin pasi ta kemi kulluar më parë. I rregullojmë të gjithë këta ingredientë me kripë, piper, vaj ulliri dhe uthull balsamike. I vendosim në tavë dhe mbi to vendosim fileton e peshkut të marinuar me kripë dhe piper. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-20 minuta. Në fund e servirimme pak borzilok të prerë imët.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: