NGA ZONJA VJOLLCA*

500 gr fileto pule
3 lugë gjelle tabasko
120 gr djathë pice
2 avokado
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht përziejmë një lugë gjelle vaj ulliri me 3 lugë gjelle tabasko dhe marinojmë filetat e pulës të cilat i lëmë në frigorifer për rreth një orë. Pasi filetat të jenë marinuar mirë i nxjerrim nga frigoriferi dhe i kalojmë në tigan ku i skuqim mirë nga të dy anët me 3 lugë gjelle vaj ulliri. Më pas filetat e pulës i vendosim në një letër alumini ku mbi fileto vendosim feta avokadoje. E mbulojmë të gjithë sipërfaqen me djathë të grirë dhe i vendosim në furrë në ventilim për 10-15 minuta.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: