Nga zonja Katerina
Përbërësit

2 fileto pule, 2 gota lëng mishi, 4-5 feta bukë, 100 gr djath, Vaj ulliri, gjalpë, Kripë, piper, nenexhik, Sallatë për servirje.

Përgatitja

Vendosim në një tenxhere lëngun e mishit dhe sapo të ngrohet vendosim filetot e pulës dhe i lemë të ziejnë mirë. Më pas i presim filetot nga ana e kundërt e fijeve në kubikë ose i copëtojmë në fije.

Në një tavë grijmë fetat e bukës, vendosim më pas filetot e pulës të copëtuara. Shtojmë lëngun e mishit dhe rregullojmë shijen me kripë, piper dhe nenexhik. Më pas spërkasim të gjithë sipërfaqen e tavës me djath dhe me pak vaj ulliri dhe gjalpë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: