NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

2 fileto pule, 200 gr mocarela, 2 domate, Kripë, piper, Vaj ulliri.

Përgatitja

Vendosim filetot e pulës në tavolinën e punës dhe i bëjmë disa prerje tërthore. I spërkasim filetot e pulës mirë me kripë dhe piper të zi dhe në çdo prerje vendosim nga një fetë mocarela dhe nga një fetë domate. I spërkasim në fund me pak vaj ulliri dhe piper të zi, i vendosim në një tavë dhe i fusim në furrë në temperaturën 180 gradë Celisius për 20 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb