Nga: ZONJA VJOLLCA*
400 gr fileto pule
1 thelpi hudhër
3 lgj keçup
4 lgj vaj ulliri
1 lç salcë speci
750 gr patate
1 spec i kuq
Rozmarinë
500 gr spinaq
3 qepe të njoma
2-3 lgj krem kosi
Kripë
Piper i zi

Fillimisht grijmë imët një thelpi hudhër dhe e trazojmë me 3 lugë keçap, 2 lugë vaj ulliri, pak salcë speci, kripë dhe piper dhe realizojmë një salcë kremoze. Qërojmë patatet, i presim në copa të mëdha dhe i përziejmë me salcën e mësipërme. I vendosim patatet e marinuara me salcë në një tepsi me letër pjekje në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Në 15 minutat e fundit i pudrosim patatet me rozmarinë dhe me një një spec të kuq të prerë në shirita.
Në një tigan me një lugë vaj kaurdisim qepët e njoma të prera shumë hollë, shtojmë spinaqin dhe e kaurdisim bashkë me qepët e njoma për 2 minuta. Më pas shtojmë 2 lugë kremkosi, kripë, piper dhe arrë moskat. Paralelisht filetot i marinojmë me kripë dhe piper dhe i skuqim nga të dyja anët dhe në fund i shërbejmë në një pjatë filetot, patatet e furrës dhe spinaqin.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: