Nga: ZONJA KATERINA

2 fileto pule, 1 spec jeshil, 1 spec i kuq, 1 kokë brokoli, 1 qepë të thatë, 1-2 thelpinj hudhër, ½ lgj mjaltë, 2-3 lgj salcë soje 2-3 lgj vaj ulliri, 1 lgj miks baharnash, Oriz për servirje

Në një tavë vendosim perimet të prera në kubikë të mëdha dhe 2 filetot e pulës i vendosim në qendër. Në një tas hedhim hudhrat e grira në rende, mjaltin, salcën e sojës, vajin e ullirit dhe 2-3 lugë ujë.

E përziejmë dhe e hedhim në tavë. E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 25-30 minuta. Ndërkohë ziejmë orizin me të cilin do servirim gatimin tonë me pulë dhe perime.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb