Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pako spageti, 1-2 fileto pule, 50 gr rrush të thatë, ½ filxhan pana, 1 tufëz rukola, Lëngu i 1 portokalli, Vaj ulliri, Kripë, piper.

Përgatitja

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë duke respektuar minutazhin e shkruar në paketim.

Ndërkohë presim filetot e pulës në kubikë të vegjël. Në një tigan të thellë hedhim 2 lugë vaj ulliri dhe sapo të ngrohet vendosim filetot e pulës dhe i kaurdisim mirë nga të gjitha anët. Hedhim më pas rrushin e thatë, rregullojmë mishin e pulës me kripë dhe vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta.

Me pas e shuajmë me lëngun e portokallit dhe sapo lëngu të marrë valë shtojmë panën. Sapo pana të fillojë të fluskojë shtojmë makaronat, rregullojmë shijen me kripë dhe piper, shtojmë dhe rukolën, e lemë vetëm 1 minutë në zjarr dhe më pas e servirim menjëherë të ngrohtë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb