Nga: ZONJA VJOLLCA*
Fileto pule me susam

450 gr fileto pule
4 lugë gjelle susam
2 të bardha vezë
4 lugë gjelle vaj për skuqje
Kripë
Piper i zi

Për sallatën:
100 gr sallatë valerjana
200 gr mocarela
300 gr domate qershi
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull balsamike

Fillimisht marinojmë filetot e pulës me kripë dhe piper të zi. Rrahim pak të bardhat e vezëve, më pas me ndihmën e një furçeje lyejmë mishin dhe e kalojmë në pjatën ku kemi vendosur farat e susamit. Sapo të ngrohet vaji në tigan vendosim filetot të skuqen, më pas i servirim të shoqëruar me sallatën valerjana me mocarela dhe domate qershi. Trazojmë pak vaj ulliri me kripë dhe uthull balsamike dhe marinojmë sallatën.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: