Nga: ZONJA KATERINA

4 fileto pule, 2 kokrra domate, 4 lgj pesto (salcë borziloku), 150 gr djath kaçkavall,1 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpë
Kripë, piper, 200 gr domate qershi, Majdanoz për servirje

Filetot e pulës i presim në fetëza të holla dhe i shtypim pak. I marinojmë me kripë dhe piper dhe më pas i hedhim nga një lugë pesto, 1-2 feta domate dhe pak djathë të grirë. I bëjmë role filetot e pulës duke i fiksuar me stikadent. Në një tigan që nuk ngjit hedhim 1 lugë vaj dhe 1 lugë gjalpë dhe vendosim roletë një nga një duke i skuqur nga të dy anët sa të marrin pak ngjyrë. Më pas i vendosim përsëri djathë të grirë, shtojmë domatet qershi dhe i vendosim roletë në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta. Pasi filetot e pulës role të kenë përfunduar i servirim shoqëruar me sallatë, pure patate ose oriz.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: