Recete nga znj Eneida
Përbërësit

4 feta fileto viçi
100 ml verë e bardhë
80 gr djathë gorgonxola
1 qepë e thatë
40 gr gjalpë
100 ml pana
Piper rozë
Piper i zi
Kripë
Lëkurë limoni

Për pilafin

1 gotë oriz
2 gota ujë
1 lugë gjalpë
Kripë

Përgatitja
Filetot e viçit i lyejmë me kripë dhe piper dhe i vendosim në tigan që të skuqen pak nga të dyja anët. I heqim, shtojmë gjalpin dhe skuqim qepën e prerë në kubikë me piperin rozë. Pasi qepa të jetë zbutur, shtojmë filetot e viçit dhe i shuajmë me verë. I gatuajmë për disa minuta, shtojmë panën dhe gorgonxolën e shtypur. Në fund i servirim me lëkurën e limonit të grirë.
Për pilafin shkrijmë gjalpin dhe skuqim orizin e shpëlarë mirë. Shtojmë ujin e ngrohtë, kripën dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare. Nga fundi i vendosim një pecetë poshtë kapakut dhe fikim sobën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: