Fotot e saj, ku ajo shfaqet me një vështrim serioz dhe me këmbët e mbështjella vetëm me fasho kanë bërë xhiron e botës. Rhea Bullos është një sportiste filipinase 11-vjeçare, që në kampionatin studentor të qytetit të saj, Iliolo, ka fituar tre medalje ari, pothuajse zbathur.

Ajo ka fituar medalje në 400 metra, në turneun e shkollave lokale, 800 metra dhe 1500 metra, veshur vetëm me fasho, me ‘këpucët’ e qepura me dorë, mbi të cilat është pikturuar me penel një logo e firmës së famshme Nike, për të imituar këpucët firmato, të cilat ajo mesa duket nuk mund ti ketë.

Rhea është fëmija i tretë e një familje modeste filipinase. Prindërit e saj, babai murator dhe nëna shtëpiake, përpiqen që vajzës dhe vëllezërve të saj të mos u mungojë asgjë. Këpucët e thjeshta sportive vajza sigurisht që i ka, por ato të vrapimit, kushtojnë shumë. Por Rhea thotë që nuk i do dhe që është zgjedhja e saj që ajo vrapon zbathur, ashtu si shumë të tjerë sportistë të grupit të saj.

Lajmin e ka treguar për Repubblica.it një nga trajnerët e saj Leone Azufra Tiosayco, që shpjegon: ‘I kemi mësuar që duhet të vrapojnë me këpucë, por ato e bëjnë zbathur”. Kompromisi i vetëm është që t’i fashojnë këmbët, kështu të paktën i mbrojnë. Pas publikimit të lajmit, kjo histori u bë virale dhe shumë përdorues të internetit, janë aktivizuar për t’i blerë këpucë dhe të tjera veshje sportive pjesëtarëve të grupit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb