Katër persona u vranë kur një aeroplan i marrë me qira nga ushtria amerikane u rrëzua më herët sot në ishullin Filipine Mindanao, njoftuan autoritetet lokale dhe ambasada e SHBA në Manila. Në një deklaratë të lëshuar nga Komanda Amerikane e Indo-Paqësorit (INDOPACOM), sqarohet se në rrëzimin e avionit kanë humbur jetën një pjesëtar i shërbimit amerikan dhe tre partnerë të huaj.

Avioni po kryente një mision “inteligjence, mbikëqyrjeje dhe zbulimi” me “kërkesën e aleatëve filipinas”, thuhej në deklaratën e INDOPACOM, duke theksuar se kishte “katër persona në bord” dhe “nuk ka të mbijetuar”.

Agjencia Filipine e Lajmeve (PNA) raportoi se avioni ishte një Beechcraft King Air 300, i cili u rrëzua në një fushë në komunitetin Abatuan. Shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten të paqarta deri më tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb