Një traget me më shumë se 130 persona mori flakë në Filipinet verilindore të hënën, duke vrarë shtatë pasagjerë dhe duke detyruar shumë të mbijetuar të hidheshin në det ku u shpëtuan nga anije të tjera.

Zjarri u përhap me shpejtësi nga dhoma e motorit në kuvertën e sipërme të pasagjerëve të M/V Mercraft 2 ndërsa po i afrohej një porti në Real, tha administratorja e qytetit Filomena Portales. Trageti ishte rrugës për në qytetin e provincës Quezon nga ishulli Polillo.

Shumë nga 134 pasagjerët dhe ekuipazhi u hodhën në ujë dhe u nxorrën nga deti nga motobarkat dhe anijet e ngarkesave, thanë zyrtarët e rojes bregdetare.

“Anijet e peshkimit dhe anijet e tjera mundën të afroheshin shpejt dhe të gjithë ndihmuan, kështu që shpëtimi ishte i shpejtë,” tha Portales përmes telefonit, duke shtuar se shumë prej të shpëtuarve ishin në shok dhe duhej të trajtoheshin për djegie dhe mavijosje dhe iu dhanë rroba të thata e këpucë.

Fotot e publikuara nga roja bregdetare tregonin një zjarr që përfshiu tragetin dhe tym të errët që dilte prej tij. Të mbijetuarit e plagosur me barela u dërguan në ambulancat e pritjes, ndërsa një shpëtimtar u përpoq të ringjallte një të mbijetuar pa ndjenja duke i shtypur gjoksin.

Roja bregdetare tha 24 personat që u plagosën u dërguan në spital.

Portales tha se shtatë pasagjerë vdiqën nga djegiet dhe mbytja ndëra një person dyshohet të ketë pësuar një atak në zemër ndërsa notonte në ujë.

Hetuesit po hetonin zjarrin dhe tragetet e tjerë të operuar nga pronari i Mercraft 2 ka të ngjarë të pezullohen nga funksionimi ndërsa i nënshtroheshin inspektimeve të sigurisë, thanë zyrtarët.

Aksidentet detare janë të zakonshme në arkipelagun e Filipineve për shkak të stuhive të shpeshta, varkave të mirëmbajtura keq, mbipopullimit dhe zbatimit të dobët të rregulloreve të sigurisë. Në dhjetor 1987, trageti Dona Paz u mbyt pasi u përplas me një cisternë karburanti, duke vrarë më shumë se 4,300 njerëz në fatkeqësinë më të keqe detare në kohë paqeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb