https://www.youtube.com/watch?v=cnuiteQ7yOQ
MANILA- Papa Françesku filloi sot një meshë gjigante në Rizal Park të Manilas, në prani të miliona besimtarëve dhe në kushtet e një moti të keq me shi të rrëmbyeshëm.

Stuhia tropikale në jug të Filipineve që ka sjellë shira të jashtëzakonshëm, nuk mundi të frenojë katolikët filipinas që të vinin në meshë, më e rëndësishmja pas asaj të vitit 1995, e mbajtur nga papa Gjon Pali II.

Forca të shumta policie kanë rrethuar turmën e madhe të njerëzve për të mbajtur nën kontroll situatën. Filipinet, me 80 për qind të popullsisë të besimit katolik, janë një nga vendet kryesore katolike të botës. Ndërkohë, katolikët përbëjnë 3.2 për qind të popullsisë aziatike.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: