Ka shkuar në 121 numri i të vdekurve nga fatkeqësia e shkaktuar nga tajfuni Rai, që goditi pjesët qendrore dhe juglindore të Filipineve.

Sipas një lajmi në Sky New, tajfuni, i cili arriti një shpejtësi prej 195 kilometrash në orë, shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe shkatërrime serioze në shumë rajone.

Po ashtu, autoritetet kanë njoftuar për 13 të lënduar.

Viktimat kanë pësuar kryesisht nga përmbytjet, stuhitë e forta dhe shkatërrimet e shkaktuara nga tajfuni, i cili goditi zonat qendrore dhe juglindore të vendit.

Të paktën 72 persona humbën jetën nga fatkeqësia dhe dhjetë të tjerë rezultojnë të zhdukur vetëm në Bohol, provincën më të prekur nga tajfuni.

Arthur Yap, Guvernatori i Boholit, ka udhëzuar kryetarët e bashkive brenda kufijve administrativë të provincës për të mbështetur përpjekjet e ndihmës emergjente dhe për të përmbushur nevojat urgjente të njerëzve si ushqim dhe ujë.

Shiu i madh dhe stuhia shkaktuan rënien e pemëve, përmbytje dhe dëmtimin e shtëpive dhe rrugëve në shumë fshatra.

Rreth 780 mijë njerëz janë prekur nga fatkeqësia dhe 300 mijë fshatarë janë evakuuar dhe janë strehuar në zona të sigurta.

Ushtria filipinase dërgoi trupa në rajon për të mbështetur përpjekjet e ndihmës urgjente dhe të kërkim-shpëtimit.

Presidenti Rodrigo Duterte, i cili inspektoi rajonin, njoftoi se do të ofrohet një ndihmë prej 40 milionë dollarësh.

Në Filipine ndodhin mesatarisht 20 stuhi dhe tajfune çdo vit.

Në vitin 2013, tajfuni Haiyan, i njohur si më vdekjeprurësi në vend, shkaktoi mbi 6.000 të vdekur dhe la pas një shkatërrim masiv.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb