FILIPINE

Ka shkuar në të paktën 3 të vdekur dhe 84 të plagosur bilanci pas tërmetit të fuqishëm me magnitude 6.7, që goditi dje jugun e Filipineve.

Skuadrat e ndihmës së shpejtë kanë nxjerrë nga gërmadhat e një supermarketi 3 katësh dy trupa pa jetë, në provincën e Davao Del Sur.

Autoritetet besojnë që në këtë ndërtesë ndodhen edhe persona të tjera.

Dy viktimave të Padada i shtohet edhe një vajzë 6 vjeçare që vdiq në Matanao, pas shembjes së shtëpisë së saj nga tërmeti.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb