FILIPINE- Rreth 600 mijë persona janë evakuuar nga dy ishuj Samar dhe Leyte në Filipine për shkak të një tajfuni që pritet të godasë këtë vend. Ndërkohë, planifikohet evakuimi i më shumë se dy milionë të tjerëve.

Tafuni “Hagupit” rrezikon një numër të madh të banorëve në Filipine dhe është arsyeja e vonimit të 177 fluturime në vend. Meteorologët parashikojnë se pjesën qendrore të arkipelagut të ishullit, Tajfuni mund ta godas në fund të ditës ose nesër në mëngjes.

Është deklaruar gjithashtu se lartësia e valëve mund të arrijë 4.5 metra. Sipas të dhënave të fundit, shpejtësia e erës është 50 metra për sekondë me intervale që nganjëherë tejkalojnë 70 metra për sekondë.

Autoritetet në Filipine kanë frikë se do të përsëritet një situatë e ngjashme me Tajfunin e 2013, i cili mori më shumë se 7.000 jetë njerëzish.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb