FILIPINE- Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pas kalimit të tajfunit ”Hagupit”, që më pas u shndërrua në një stuhi të thjeshtë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq në vend, Gwendolyn Pang njoftoi se nga të vdekurit, 18 persona jetonin në ishullin lindor Samar, ku tajfuni kaloi të premten.
Ky tajfun u shoqërua me erëra deri në 210 kilometra në orë. Mbi 1 milion persona u evakuuan për shkak të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb