Të paktën 13 persona kanë humbur jetën këtë javë në Filipine, gjatë kalimit të tajfunit Kammuri, njoftuan autoritetet e arkipelagut.


Stuhia e fortë tropikale, që përfshiu veriun e vendit mbrëmjen e së hënës deri të mërkurën, shkatërroi shumë shtëpi e rrëzoi pemë.


Ajo, gjithashtu, rezultoi në mbylljen për 12 orë të aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit, gjë shumë e rrallë.


Filipinet goditen mesatarisht nga 20 stuhi e tajfune çdo vit, që shkaktojnë me qindra viktima dhe kontribuojnë në varfërinë e popullsive të ekspozuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: