Endri dhe Stefi janë padyshim krenaria e qytetit të Korçës dhe jo vetëm, pasi emri i tyre renditet padyshim në listën e artistëve më të mirë shqiptarë.
Ata rrëfyen në “Dola te Ola” se e gjithë jeta e tyre është e lidhur me Korçën, edhe pse prej 11 vjetësh jetojnë në Tiranë.

Ata thanë se këtij qyteti ata i kanë dhënë shumë, dhe anasjelltas. Endri dhe Stefi me shumë nostalgji kujtuan rrugicat e qytetit, aty ku serenatat korçare marrin jetë.

Stefi tha se lagjja ku ata jetonin ishte plot me njerëz të mirë, të cilët ishin konservatorë dhe liberalë aq sa duhej dhe bënin shumë për njëri-tjetrin.
Stefi zbuloi se interpretimet e para pas atyre në kopsht, ata i kanë dhënë në lagje.

Ata mblidheshin minimalisht 2 herë në javë me një grup çunash, me të cilët ishin si një familje e madhe, dhe interpretonin dhe këndonin, duke nisur prej aty një karrierë të suksesshme dhe të ndritur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb