Kjo javë karakterizohet astrologjikisht disi e veshtire por nese jemi te kujdesshem dhe te vemendshem I kalojm me shum lehtesi veshtiresit.

Në 5 Korrik , Dielli ne gjashtkendesh ne Gaforre me Uranin ne Dem ndihmon jasht mase  duke përforcuar ceshtjet qe lidhet me punen ne grup apo biznese te ndryshme. Nevoja për tu marrë me cështjet e të kaluarës na dërgon në një periudhë të një karakteri ku rimendojnë sjellje dhe veprime të kaluarës. Kujdes përditshmërisë dhe ambjentit të punës, pasi mungesa e përqendrimit dhe prapaskenat do kenë një rol protagonist.

Në 06 Korrik , formohet katrori i Merkurit ne Binjak  me neptunin nga Peshqit që sjell në sipërfaqje një përplasje të brëndshme nevojash dhe dëshirash në fushën e jetës personale. Nuk është e lehtë të sistemojmë brenda nesh ato që realisht na kënaqin dhe kjo ka si rezultat tensionin dhe kundërshtimet në nivel personal. Eshtë e nevojshme të dalim nga kokfortësitë, pak vemendje me shume ne anen e komonikimit

Në 08 Korrik , formohet nje katror nga Aferdita nga luani me Uranin ne Dem duke ju ndihmuar në përmirësimin e komunikimit. Nga tani dhe në vazhdim do kemi mundësinë të shprehim mendime dhe debate që mund të kenë qënë protagonist periudhën e kaluar kohore dhe kanë lidhje me ambjentin tonë shoqëror. Mirë është ti japim vetes disa ditë kohë, për të përmbledhur mendimet tona dhe ditët e ardhshme të shprehim me më shumë vendosshmëri dhe realizëm mendimet që mund të luajnë rol përcaktues tek rrethi jonë i afërt. Për të qënë gjithnjë të informuar, mos harroni të lexoni përditë parashikimet tona të përditshme.

Në 10 Korrik realizohet Hena e re ne Gaforre ,ju jep nje mundesi me teper ne fushen sentimentale si dhe ne ate ekonomike me te fituar duket se jan shenjeat, Dash, gaforrja, peshorja dhe bricjapi I dhjedieshit te dyte

Në 11 Korrik merkuri ne Gaforre  hap nje kapitull te ri ne jeten familjare dhe jo vetem eshte perjudhe ideale ne komonikim dhe  perfitojn shume dhe lidhjet e reja si dhe ato egzistuese.

DASHI
Të përgjthshme: Këtë javë me futjen e Merkurit ne shenjen e Binjakeve me date 11 -07, duke treguar se do t’ju japin nje mundesi me teper  gjatë javës çështje të cilat do të vijnë nëpërmjet njerëzve të rrethit tuaj shoqëror. Hena e re në 10/07, ne shenjen e Gaforres mund t’ju ndihmojne jasht mase ne  planet tuaja ekonomike , dhe për ktë mirë do ishte të jeni të zgjuar me shpenzimet tuaja. Gjatë fundjavës kini vëmëndjen pasi nuk perjashtohet mundesia te keni ndonje ofert te re pune ,shikoni perfitimin tuaj.
Dashuria: Meqense kerkohet pak vemendje me ndikimin e  Afërditës në shenjën e Luanit  formon nje katerkendesh qe do te thot se si sesi do të zhvillohen çështjet tuaja sentimentale. Do t’ju tërheqi interesin tuaj një person i cili ju e dini se mundet t’ju ofrojë sigurinë që kërkoi pasi do ti jepni saj prioritet. Nëse ndodheni tashmë në një lidhjë , gjatë fundjavës duhet ti jepni baza bisedave që do të bëni me partnerin tuaj, pasi mund të dilni në përfundime të paqëna.
Puna: Çështjet tuaja në punë mund t’ju lodhin pak këtë javë pasi komunikimi do të hasë disa vështirësi, veçanërisht ai me shumë persona njëkohësisht. Sistemoni punët dhe detyrimet tuaja para fundjavës. Ditët e fundit të javës , pak kujdes ne mardhenje me te tret ne pune,  eshte ne te miren tuaj te anashkaloni grindjet ne pune dhe jo vetem ,mundesit jan te medhaja ne stabilizimin tuaj ekonomik .

DEMI
Të përgjithshme:Një javë shumë e mirë do të fillojë për ju pasi Hena e re ne shenjen e Gaforres  eshte nje mundesi ideale sepse  ju jep shume mundesira ne njohje te reja ne lidhjet qe keni dhe ne ceshtjet e rendesishme  në fushën tuaj sentimentale. Sigurisht do ju duhet të mbani mend se Merkuri nëGaforre me  11/7 jep shanse te mira ne nisma te reja pune dhe takime te rendesishme , por gjithashtu eshte fakt që tregon se do të ekzistojë disa vështirësi në nivel profesional. Kini kujdes shpërthime të papritura që mund të keni në rast kur dicka nuk shkon si ju dëshironi , gjithsesi eshte nje perjudhe e mire per te stabilizuar anen tuaj profesionale.
Dashuria: Me futjen  e Afërditës në shenjën e Luanit tregon se fillon në periudhë me mundësi për të ndryshuar për më mirë çështje që ju shqetësojnë në jetën tuaj personale. Njohjet e reja do të jenë të mundshme gjatë javës si dhe një lidhje e re . Nëse ndodheni në nje lidhje tashmë , e cila nuk ka baza të qëndrueshme, shoqërimi i Afërditës ne shenjen positive  ne Luan me date 11/7, do t’ju shtyjë të merrni vendime për të dhe mos ta lini të prishet. Duhet të mbani mend se vendimet tuaja do të kenë rezultate të përhershme ndaj duhet të vendosni me mençuri.
Puna: Hyrja e Afërditës në shenjën e Luanit  do t’ju sjellë një dëshirë dhe në nivel profesional pasi ka shumë gjasa me një mënyrë të dilni të fituar nga një bashkëpunim në punë. Komunikimi në punë mund të shfaqë disa çështje- veçanërisht për ju që keni lindur në fund të dhjetditëshit të tretë të shenjës tuaj të horoskopit- për këtë ia vlen të merrni  vendime te rendesishme . ndihmesa e Merkurit  ne ceshtje pune tregon se mund të dalin përsëri në skenë punë të lëna përgjysëm ku juve I mbyllni me sukses ne kete jave.

BINJAKËT
Të përgjithshme:Kjo javë do të jetë me e qetë se javët e kaluara pasi do të jetë më e lehtë për ju të sqaroni çështje profesionale dhe të lëna në mes që u kanë lodhur kohët e fundit . Merkuri duke vazhduar në shenjen  e Binjakeve  në 11/7 dhe kjo mund të sjellë ndryshime në plan që lidhet me çështje edukative apo me ndonjë udhëtim që keni patur ndërmend. Gjatë fundjavës duhet të jeni të kujdesshëm pasi Hena e re me date 10/7 ju sjell afër persona jot e sinqert  dhe do të jetë e vështirë të kuptoni qëllimet e tyre por juve e dini fare mire se si dhe kur I pergjigjeni personave te tret ne kete aspekt nuk ka vend per tu shqetesuar .
Dashuria: Me Afërditës ne shenjën e luanit  ngjyros çështjet tuaja sentimentale dhe krijon një afrimitet me lidhje sekrete, takime dhe planifikime. Nëse ndodheni në një lidhje do ju duhet të shmangni skenaret e mësipërme pasi ndikimi  i Afërditës tregon se do të ketë ndryshime të cilat mund të mos jenë të kenaqshme. Nëse jeni beqar/e, kjo është një javë e mirë për të bërë për vete një person i cili ju intereson, por mirë do të jetë dhe mos bini shume në sy me levizjet tuaja.
Puna: Këtë javë puna nuk do të përbëjë prioritët për ju pasi ka shumë gjasa të ndjeni se keni rregulluar disa çështje delikate që keni patur peiudhën e kaluar. Mirë do jetë të përfshiheni në bisedime, lidhje dhe takime që kanë lidhje me punën tuaj ditët e para të javës pasi do e jeni më të qartë ne veshtiresit  tuaj. Në rast se keni një takim për punë në fundjavë do ju duhet të jeni më të kujdesshëm më çfarë do të flitet ose me çfarë do të bini dakort pasi Hena e re ne shenjen e Gaforres me date 10/7, tregon se ka shumë mundësi të tjera të prezantohen dhe të tjera të jenë.

GAFORRJA

Të përgjithshme: Një javë e mirë fillon për ju dhe në të vetmet që duhet të tregoni kujdes janë disa çështje që do ju shfaqen përsëri dhe me shumë mundësi lidhen me situate ekonomike , të cilat duhej ti kishit mbyllur. Duket se Hena e re ne shenjen tuaj ju jep shume mundesira per te kapercyer veshtiresit qe mund te keni pasur me pare. kjo jave  mund të krijojë shume lehtesira  midis jush dhe kolegëve tuaj. Me Merkurin ne shenjen e binjakeve  mund të ju sjellë informacione për çështje që ju interesojnë nga persona të rrethit tuaj, të cilat ama nuk qëndrojnë.
Dashuria: Dëshira juaj komunikuese do ju ndihmojë shumë dhe në jetën tuaj sentimentale këtë javë pasi do të jenë shumë të qetë dhe të hapur për njohje të reja. Kini besim tek miqt tuaj pasi do të përbejnë ndërmjetësin për të bërë për vete dikë që ju intereson. Merkuri planeti I komonikimit do te ndodhet ne shenjen e Binjakeve  nga data 11/7 dhe shoqërimi me nje trekendesh me Aferditen  ju sjell surpriza në jeten tuaj personale. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje të mbani mend se këtë javë do ju duhet të fokusoheni me tepër ne atë çfarë keni.
Puna: Vëmëndja juaj mund të mos ndodhet në punë dhe në detyrimet që kanë lidhje me të, por do ju duhet të keni mendjen pasi me shumë mundësi mund t’ju shfaqen çështje të cilat kërkojnë kujdes. Hena e re ne shenjen tuaj nga data 10/7 duke treguar se me shumë mundësi do të keni disa ndryshime positive ne punen tuaj  sepse keni dhen shume ne te  kaluarën. Keto sigurisht do ju japin një mundësi për të sqaruar çështje të lënë në mes.

LUANI

Te pergjithshme: Në fushën e punës tuaj por edhe figura që i jepni do t’ju shqetësojnë gjatë gjithë javës dhe do të vëreni se gjatë kalimit të ditëve, aq më tepër do të ndiqni arritjen në këtë fushë. Hena e re ne shenjen e Gaforres  ju sjell lajme të mira në çështje profesionale. Sigurisht ka shumë mundësi të ekzistojnë dhe disa keqkuptime pasi Merkuri ne shenjen e Binjakeve sjell mjaft gjera te papritura ne aspektin profesional. Fundjava eshte mjaft active ne cdo aspect sidomos ne ate sentimental .
Dashuria: Këtë javë ka shumë mundësi të vëreni se një person i cili ka lidhje me ju në nivel profesional përpiqet të gjejë mënyra për t’ju afruar . me  Afërditën ne shenjë tuaj duket se kerkon shum vemendjei i/edashura juaj se ekziston një flirtim në punë i cili do t’u tërheqi vëmëndjen jashtë cështjeve të punës. Nëse ndodheni tashmë në nje lidhje, mund t’ju ndodhë e kundërta- puna do t’ju largojë nga partneri juaj- për këtë duhet të gjeni një mënyrë të mbani balancimin e tyre. Gjatë javës do duhet të kini kujdes komunikimin larg grindjeve te pa deshiruara.
Puna: Duket se çështje që lidhen me punën do t’ju mbajnë vëmëndjen gjatë javës, pasi nuk do ju duhet ti vëreni por edhe ti sqaroni . nje katerkendesh qe ben Aferdita /Saturn dhe Urani Jepini prioritet çështjeve që vijnë nga e kaluara pasi nëse nuk i zgjidh ka shumë gjasa të krijojnë problem në të tashmen. Prania nese jeni te vemendshem mund te dilni te fituar ne kete aspect  se ka shumë mundësi të bini dakort në një bashkëpunim fitimprurës apo në një propozim i cili do bëjë subject kryesor bisedimi në ambjentin tuaj të punës.

VIRGJËRESHA
Të përgithshme: Java do të fillojë veçanërisht fuqishëm për ju pasi Hena e re 10-7 ne shenjen e Gafores  duke treguar se gjëndja komunikuese për shenjën tuaj do të përmirësohet mjaftueshëm. Tani është mundësia t’i afroheni përsëri kolegëve tuaj për të zgjidhur disa çështje të cilat mund të kenë krijuar përplasje midis jush. Në fundjave, kjo HenE e re dhe Merkuri nga Binjaket  do të përforcojë mendimet  tuajA dhe për këtë do ju lejojë të mendoni qartë çështjet që ju shqetësojnë.
Dashuria: Kjo javë është shumë miqësore ndaj shenjës tuaj, duke treguar se ju prêt një periudhë me mundësi në fushën sentimentale. Nëse ka ndonjë person që ju intereson, përpiquni të tregoni interesin tuaj dhe afrohuni, pasi do ju jepet mundësia përta bërë këtë. Nëse ndodheni në një lidhje do duhet të keni në mendje se nje katerkendesh qe ben Merkuri dhe Saturni nga Peshqit , nuk ka vend per shqetesim por per kujdes.
Puna: Hena e re në 10/07, ne shenjen e Gaforres mund t’ju ndihmoje jashte mase ne  planet tuaja ekonomike dhe do hapi rrugë çështjeve tuaj profesionale. Nga mesi i javës do ju jepet mundësia të afroheni me një koleg dhe të sqaroni një keqkuptim i cili mund të jetë krijuar midis jush. Mirë do të jetë të merrni përsipër disa vendime të rëndësishme pune dhe të jepni prioritet çështjeve të momentit  që lidhen me punën.

PESHORJA
Të përgithshme: Këtë javë ka shumë mundësi të vëreni se ju vijnë vazhdimisht informacione të cilat të kthejnë pas në pamje të kaluarës. Hena e re ne shenjen e Gaforres me date 10/7duke sjellë ne sipërfaqe çështje sentimentale të kaluares. Fundjava meriton vëmëndjen tuaj pasi nje trekendesh qe ben Merkuri me Saturnin ju jep nje shans me teper ne kete aspect, do të lejojë të përqendroheni në disa punë të përditshmërisë që mund të jenë mbledhur gjatë javës, me rezultat perfitime ne koh te papritur  .
Dashuria: Ne kete jave Komonikimi do te jet A dhe Zhja sepse tregon se kjo do të jetë një javë me pyetje e cila do ju sjellë me plot kuptimin e fjalës më prane partnerit tuaj. Kini kujdes hovi që mund të keni për të ndërhyrë në cështjet e tij/saj- akoma dhe kur sju takojnë, pasi mund të sjellë përplasje midis jush . Nëse jeni beqar/e ka shumë mundësi të kuptoi se morët një vendim të gabuar në fushën sentimentale kohët e mëparshme, tani do ju duhet ta rregulloni.
Puna: Hena e re qe realizohet ne fundjave do te thot se puna mund të jetë prioriteti juaj këtë javë dhe kjo është e mirë pasi do të vëreni sesi për disa gjëra që nuk gjenit zgjidhje javën e kaluar , ose ju kishin stresuar , tani do të vendosen në një rend. Shikohet nje fundjave e nxeht ne pamje te pare por e fresket dhe ideale ne anen ekonomike qe kaq shume e keni qejf.

AKREPI
Të përgjithshme: Këtë javë përpiquni të përqëndroheni në shtëpinë tuaj dhe në punët që ju janë mbledhur për të shpëtuar nga to, pasi me kalimin e ditëve aq më e vështirë do të jetë të gjeni kohë për to. Tani e ka radhen Aferdita  nga shenja e Luanit te formoj nje katerkendesh me Saturnin  nga Ujori si dhe me Neptunin ne Ujor si dhe me Uranin ne Dem qe do te thot se keni disa veshtiresi  ne ceshtjet personale . Hena e re ne shenjen e Gaforres  mund t’ju dërgojë në idealizimin e një personi që sapo keni njohur dhe kjo nuk do t’ju ndihmojë të nxirni  në përfundime të drejta për të.
Dashuria: Kjo jav mund te filloj me plane te rendesishme per juve pak kujdes sepse nga e merkura dhe e premtja duhet te jeni sa me te vemendhem me i/e partneren tuaj sepse mund te keni grindje, tregon se kjo javë do t’ju shqetësojë shumë se çfare mendojnë të tjerët për ju. Miratimi i partnerit tuaj do të jetë i rendesishëm por përpiquni të mos e lini tju ndikojë. Nëse jeni beqar/e, nuk përjashtohet mundësia për të fituar interesimin e një personi që ndoshta e keni takuar më parë. Afërdita në këtë pozicion tregon se ka shumë mundësi të filloni një lidhje të re se shpejti.
Puna: Puna dhe detyrimet që rrjedhin prej saj do ju japin një të tashme të fuqishme gjatë javës dhe shume mundësisht t’ju krijojnë ankth. Përpiquni të gjeni prioritetet e duhura pasi ky është çelësi për të mos u stresuar. Deri në fundjavë kur do të realizohet edhe Hena e re ne shenjen e Gaforres  , mirë do të ishtë të kishit “shpëtuar”- të paktën nga detyrimet profesionale të rëndësishme, pasi ditët e fundit të javës do të krijojnë pamje të mjegullt dhe nuk sugjerojnë të merreni më çështje të rëndësishme ne punen tuaj .

SHIGJETARI

Të përgjithshme: Këtë javë ka shumë mundësi të përqendroheni në çështje të përditshmërisë duke lënë të tjerat në rradhë të dytë. Merkuri tek Binjaket  do të ju japi mundesin per te par se cfar ju duhet dhe cfar nuk deshironi nje fillimjave e veshtir disi por e mire ne vazhdimsi t. Kjo tregon se ka gjasa njerëzit e rrethit tuaj shoqeror t’ju japin informacione të rendesishme , të cilat do plotësojnë puzzle-in e disa çështjeve të hapura . Fundjava, me shoqërimmin e Henes se re ne Gaforre 10/7 , ju tregon se nese jeni ne kerkim per  blerjepër shtëpinë , pasi ka shumë mundësi qe kjo Hen e re te ju diktoj problemin qe mund te ket kjo blerje dhe  të tërhiqeni nga blerjet e gabuara.
Dashuria: Këtë javë , me Henen e re ne Gaforre me date 10/7 duke treguar se shqetësimi për çështjet tuaja sentimentale do t’ju shqetësojë në bazë përditshmërie. Sigurisht veç shqetësimit, ka shumë gjasa të ekzistojë dhe një flirtim me një person që e hasni në një ambjent që frekuentoni. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje , shmangeni skenarin e mësipërm pasi edhe nje katerkendesh qe ben Merkuri-Neptuni Në fundjavë kërkoni mendimin e partnerit tuaj për një çështje që lidhet me shtëpinë tuaj, pasi cdo bised eshte ne te miren tuaj dhe jo problemtike .
Puna: Kjo javë do të ketë qetësi , ndikime mjaft positive per juve te kesaj shenje hena e re ju jep mundesi pune apo dhe ndryshime te saj . Merkuri ne shenjen  ne shenjen e Gaforres duke krijuar kushte më te mira në punë. Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jeni në fundjavë pasi tju dërgojë në unifikimin e një situate te mire dhe pse jo ne vendin e  e duhur, diçka qe do ju ndikoj pak me teper eshte lodhja por jo dicka problematike.

BRICJAPI
Të përgjithshme: Java mund të fillojë neutral për ju , por me kalimin e ditëve do të vëreni se gjëndja juaj do të fillojë të ngrihet. Në këtë do të ndikojë Hena e re ne Gaforre 10-7e cila do të krijojë nevojën për të investuar kohë vetes tuaj, pamjet tuaj por edhe jetës tuaj personale. Merkuri ne katerkendesh me Neptunin tek peshqit  ju ngatarron pak planet qe juve keni beni pak kujdes ne kete aspect  duke treguar se keshtu do të ketë ndryshime në ekonominë tuaj . Në fundjavë duhet të jeni më tepër të kujdesshëm sepse mund te keni ndonje ofert pune por kjo mund te mos jete ajo qe juve jeni duke kerkuar.
Dashuria: Nje bised qe mund te behet kete jave mund te ju krijoj problem, mir eshte se cdo paqartesi ta bisedoni me njeritjetrin jot e debatoni pa qen e nevojshme  , duket se mesjava do të fillojnë të përmirësohen gjerat mes njeri tjetit . Këto ditë do të jenë shumë të mira për ju dhe partnerin tuaj mjaft të mos ketë ankesa të cilat mbështësin njëra tjetrën. Nëse jeni beqar/e, nuk përjashtohet mundësia e njohje me një person i cili do të zgjojë ndjenja të forta dhe do tju enthusiazmojë me rezultat të “shkriheni” lehtësisht.
Puna: Këtë javë detyrimet profesionale do t’ju trokasin në derë por ju ndoshta nuk do të jeni aty për ta hapur atë. Akoma dhe nëse prezenca juaj ndodhet në punë , mendja juaj është diku tjetër , dhe kjo mund tju shkaktojë problem gjatë kapërcimit të detyrimeve tuaja. Hena e re ne gaforre mund te ju bej qe te ndryshoni  planet qe juve keni  , puna eshte ajo qe ju ben te ndiheni mire dhe te keni mundesi per te avancuar me tej .

UJORI

Të përgjithshme: Hena e re në 10/07, ne shenjen e Gaforres mund t’ju ndihmojne jasht mase ne  planet tuaja ekonomike dhe do hapi rrugë çështjeve tuaj profesionale.  më shumë ju që keni lindur nga dhjetditëshi i tretë i shenjës tuaj të horoskopit- duke sjellë shanse te mira ne ekonomi dhe ne pune . eshte ne te miren tuaj qe takimet ti realizoni nga mesjave idealja per juve.Në fundjavë , mirë do të ishte tja dedikoni shplodhjes tuaj pasi ju presin dit te ngarkuara nga java tjeter, mundesit I keni dhe shume poziti ne vazhdim.
Dashuria: Afërdita ne shenjën e Luanit  ngjyros javën dhe kthen interesimin tuaj tek partneri. Zgjidhni aktivitete me gjysmën tuaj dhe fokusohuni në bisedime që mund të bëni me të, pasi ato do t’ju ndihmojnë të vini me afër me njëri tjetrin. Nëse jeni beqar/e, Hena e re me date 10/7 , mund të ju sjellë pranë një person i cili do t’ju shfaqë interesimin e tij dhe madje mund t’ju surprizojë.
Puna: Punët dhe detyrimet mbajnë mirë dhe këtë javë , për këtë do ju duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm . mos prishni me shume se fitoni sepse mund te dilni nga perllogaritjet qe keni pas bere me pare  , pasi atje mund të ketë disa paqartësi apo hamendësime. Shmangni investimet ekonomike ,lereni per me von se eshte me mire per juve plane dhe investime eshte mire qe te mendoni pastaj te veproni.

PESHQIT

Të përgjithshme: Hena e re në 10/07, ne shenjen e Gaforres mund t’ju ndihmojne jasht mase ne  planet tuaja ekonomike dhe do hapi rrugë çështjeve tuaj profesionale. Tani është mundësia e përshtatshme për të parë më qartë disa keqkuptime që und të kishin ndodhur periudhen e kaluar dhe të merrni përsipër përgjegjësitë tuaja . Gjatë fundjavës duhet të jeni të kujdesshëm dhe të sinqerte me personat që ju interesojnë , vecanërisht nëse nuk doni të ekspozoheni para tyre. Duket se kjo jave eshte disi e lodhshme por jo e pakalueshme.
Dashuria: Java do të ketë lidhje të mjaftueshme sociale dhe takime me miq, të njohur akoma dhe më komshinj. Për ju që jeni beqar/e, skenari i mësipërm është vecanërisht ndihmues pasi shoqërimi Hena e re ne Gaforre ne Fundjave  rrit mundësitë për të njohur papritmas një person i cili do tju bejë klik. Nëse ndodheni në një lidhjë, kontakti me persona tuaj të dashur do t’ju ndihmojë të kaloni shumë mirë dhe të dilni nga rutina e përditshmërisë tuaj.
Puna: Këtë javë  do të jetë më e lehtë të menaxhoni detyrimet tuaja profesionale dhe të vëreni se edhe ju vetë do ti mendoni ndryshe . Dhe kjo menyrë e re mendimi do tju ndihmojë në unifikimin e ture. Sigurisht nuk duhet të harroni se ne fitime dhe humbje kerkohet llogaritje jo harxhime pa kriter  kështu që përsëri nevojitet kujdes në disa detaje praktike të cështjeve profesionale. Preferoni të përmbushni detyrimet e rëndësishme profesionale në fillim të javes.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: