GREQI

Greqia e ka nisur këtë javë me rritje shifrash nga COVID-19. 60 viktima dhe 1 mijë e 904 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Shumica e rasteve u zbuluan në Atikë, 804, ndërkohë në Selanik pati 184.

Greqia është drejt një rihapjeje totale pasi më 14 maj fillon sezonin turistik dhe synon që mos ketë më asnjë bllokim apo masë kufizuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb