TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se fillimi i ndryshimit do të jetë 14 maji. Meta shkruan se qytetarët e Tiranës duan ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë.

Ai thekson se do të vijojmë të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë.

“Rrugëtimi ynë drejt 14 Majit është i pandalshëm.
Qytetarët e Tiranës duan Ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë.
Duhen ndryshime të mëdha në sistem, duhen punë të reja në nivelin lokal dhe atë qendror.
Por fillimi i Ndryshimit do të jetë 14 Maji.
Dje ishim në njësinë nr. 9 në Tiranë, e do të vijojmë të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë, në mënyrë që zgjidhja e shqetësimeve të tyre të jetë kryefjala e këshilltarëve tanë në Këshillin Bashkiak. Bashkë?Fitojmë!✌️??”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb