Arben Ahmetaj, ministri në detyrë, i propozuar nga kryeministri Edi Rama në rolin e zëvendësministrit për këtë mandat të tretë qeverisës, ka falënderuar për të gjithë elektoratin e tij dhe votuesit socialistë që e mbështetën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ahmetaj flet për një stinë të re politike për Shqipërinë, ndërsa shton se ky mandat do të çojë para reformat e nisura bashkë me projektet.

REAGIMI I AHMETAJT
Në fillimin e një stine të re politike për Shqipërinë, dua të ndaj një falënderim të veçantë për të gjithë votuesit që na besuan privilegjin dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme, si asnjëherë tjetër më parë me një mandat të tretë radhazi, për të ndërtuar mbi reformat e nisura dhe çuar përpara projektin për Shqipërinë 2030 ??!
?Një falenderim i posaçëm nga zemra për 12,627 votues të Njësisë Nr. 4 në Tiranë që zgjodhën Partinë Socialiste dhe 11,287 votues të Tiranës që më besuan përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Mirënjohje për gjithësecilin prej jush, që me votën tuaj vendosët një gur më shumë në kantierin e reformave transformuese për të garantuar mirëqenie për të gjithë, modernizimin për zhvillim, një Shqipëri të fortë Europiane dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët e të rinjtë e vendit tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: